Home » Teknologji » Google po ngushton zgjerimet e Chrome kështu që ju nuk mund t’i instaloni ato nga faqet e internetit.

Google po ngushton zgjerimet e Chrome kështu që ju nuk mund t’i instaloni ato nga faqet e internetit.

Google po njofton disa ndryshime në mënyrën se si merret me zgjerimet në shfletuesin e saj Chrome. Duke filluar nga sot, zgjerimet e reja të publikuara do të jenë të disponueshme vetëm në Web Store të Chrome.

Për vite të tëra, zhvilluesit e uebit kanë qenë në gjendje të bëjnë instalimet e zgjerimeve të Chrome nga faqet e tyre të internetit.”Ne vazhdojmë të marrim vëllime të mëdha ankesash nga përdoruesit për zgjerimet e padëshiruara, duke ndryshuar papritur përvojën e tyre në Chrome,” shpjegon James Wagner, menaxher i produkteve të platformës së zgjerimit të Google.

“Shumica e këtyre ankesave i atribuohet përdorimeve konfuze ose mashtruese të instalimit inline në faqet e internetit”.

Ndërsa Google është përpjekur të adresojë këto zgjerime mashtruese, Web Store i Chrome shfaq shumë më tepër informacion rreth zgjerimeve. Google thotë se zgjerimet e instaluara nga dyqani i Chrome në mënyrë të drejtpërdrejtë “dukshëm kanë më pak gjasa” të çinstalohen krahasuar me ato inline.

Google po planifikon të heqë instalimin inline nga Chrome për zgjerimet ekzistuese duke filluar nga 12 shtatori dhe përdoruesit e Chrome do të ridrejtohen në Web Store.

Me Chrome 71 në fillim të dhjetorit, Google po planifikon gjithashtu të heqë tërësisht metodën API të instalimit inline.

“Ne jemi të sigurt se ky ndryshim do të përmirësojë transparencën për të gjithë përdoruesit në lidhje me zgjerimet e tyre në Chrome”, thotë Wagner.

Ndryshimet do të thonë se do të mund të instaloni zgjerimet e Chrome vetëm nga Web Store dhe zhvilluesit do të duhet të përditësojnë butonat e instalimit të tyre për t’u lidhur me Web Store.

Këto ndryshime të reja duhet gjithashtu të parandalojnë përdoruesit e Chrome që të instalojnë zgjerime që nuk kanë nevojë, ose thjesht t’i ndalojnë ata të mashtrohen në instalimin e një zgjerimi. /PCWorld Albanian

The post Google po ngushton zgjerimet e Chrome kështu që ju nuk mund t’i instaloni ato nga faqet e internetit. appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...