14 December 2018
Home » Teknologji » Google Play Store do të kushtojë 40 dollarë për prodhuesit e telefonëve dhe tabletëve Android në Evropë

Google Play Store do të kushtojë 40 dollarë për prodhuesit e telefonëve dhe tabletëve Android në Evropë

Prodhuesi e telefonëve dhe tabletëve Android duhet ti paguajnë Google një tarifë fikse nëse duan Play Store dhe aplikacionet e tjera të gjigantit të motorit të kërkimit në produktet e tyre.

Sipas The Verge, kjo tarifë do të fillojë nga 40 dollarë për të instaluar suitën e aplikacioneve “Google Mobile Services” e cila përmban edhe Google Play Store.

Tarifat mund të ndryshojnë nga një vend tek tjetri dhe nga lloji i pajisjes. Aplikimi i tyre do të fillojë pas datës 1 Shkurt 2019.

Megjithatë prodhuesit mund të zgjedhin rrugën e thjeshtë dhe të pranojnë aplikacionet Chrome dhe Google Search për tu shpëtuar tarifave.

Rregullat e reja të licencimit vlejnë vetëm për Evropën dhe erdhën si rezultat i gjobës 5 miliardë dollarëshe që Komisioni Evropian imponoi ndaj Google.

Tarifa të larta priten për Britaninë, Suedinë, Gjermaninë, Norvegjinë dhe Holandën.

Po sipas The Verge, telefonët me ekran 500ppi do të paguajnë 40 dollarë ndërsa ato me 400-500 gjysmën e saj.

Telefonët nën 400ppi do të paguajnë vetëm 10 dollarë. Por tarifat mund të jetë deri në 2.5 dollarë për pajisje në vend të ndryshme.

Mbetet i paqartë kriteri i përcaktimit të tarifave në varësi të madhësisë së ekranit por zakonisht ato me 400+ppi i përkasin segmentit të lartë.

Google edhe më parë kishte paralajmëruar nëse Komisioni Evropian vijonte me padinë, Android-i do të kushtojë.

Ekzekutivi i kompanisë Sundar Pichai është shprehur se është pikërisht modeli i përfshirjes së Chrome dhe Google Search që e mban Android-in falas. /PCWorld Albanian

The post Google Play Store do të kushtojë 40 dollarë për prodhuesit e telefonëve dhe tabletëve Android në Evropë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...