14 December 2018
Home » Teknologji » Google ndryshon strategjinë, braktis Allo për teknologjinë RCS

Google ndryshon strategjinë, braktis Allo për teknologjinë RCS

Përpjekjet e Google për të kuptuar më mirë “komunikimin” kanë dështuar dhe njëherë tjetër ndërsa kompania përgatitet të ndryshojë drejtim me një aplikacion të ri.

Kompania tha për The Verge se do të ndalonte punën me Allo, të cilin e prezantoi në Shtator të 2016-ës, për të vendosur resurset në shërbim të adoptimit të RCS (Rich Communication Services), një standard komunikimi i cili lidh së bashku SMS-të dhe aplikacionet e tjera të komunikimit.

Strategjia e re do të zhvendosë të gjithë ekipin Allo në Android Messages. Teknologjia RCS standartizon SMS-të.

Konkretisht është e njëjta mënyrë që Apple u mundëson përdoruesve të komunikojnë me iMessage duke përdorur internetin dhe jo SMS me pagesë.

Ndryshe nga Apple, RCS është dizajnuar për të funksionuar me kompani të cilat mund të zhvillojnë vetë aplikacionet e tyre.

Google tha se 55 operatorë janë rekrutuar në mbarë botën për të mbështetur Chat. /PCWorld Albanian

The post Google ndryshon strategjinë, braktis Allo për teknologjinë RCS appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...