Home » Teknologji » Google lançon një aplikacion të pavarur detyrash

Google lançon një aplikacion të pavarur detyrash

Google më në fund pranoi hendekun e lënë në suitën e produktivitetit mungesa e një aplikacioni detyrash.

Së bashku me linçimin e Gmail-it të ri, kompania prezantoi Google Tasks i cili do të jetë i integruar me postën elektronike.

Në Gmail përdoruesit mund të krijojnë detyra direkt në Google Tasks. Ky aplikacion do të jetë i pavarur dhe i disponueshëm në iPhone dhe Android.

Ai vjen së bashku me Google Keep, Assistant dhe Calendar për të përmirësuar më tej produktivitetin e përdoruesve.

Dizajni është i thjeshtë dhe i pastër. Aktualisht aplikacioni është i fokusuar në disa elementë si integrimi i e-mail-ve, krijimi i detyrave dhe vendosja e datave.

Kompania qëndroi e heshtur lidhur me funksionalitetet e avancuara të aplikacionit në një të ardhme të afërt si vendosja e prioriteteve, kategorive dhe etiketave. /PCWorld Albanian

The post Google lançon një aplikacion të pavarur detyrash appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...