Home » Teknologji » Google lançon Chrome 66 në Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS

Google lançon Chrome 66 në Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS

Google prezantoi zyrtarisht Chrome 66 për Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS.

Shfletuesi i përditësuar do të dërgohet tek përdoruesit në ditët në vijim. Disa prej veçorive të reja të shfletuesit janë ndryshimet në luajtjen automatike të videove, eksportimet e fjalëkalimeve dhe përditësimet e sigurisë.

Një prej më të spikaturave padyshim është luajtja automatike e përmbajtjeve e cila do të jetë e ndaluar dhe mund të aktivizohet vetëm manualisht.

Google gjithashtu shtoi një opsion për eksportimin e fjalëkalimeve. Ai mund të gjendet në Settings > Advanced > Passwords and forms > Manage passwords > Saved Passwords menu.

Klikimi i këtij opsioni hap një dritare të re ku u kërkohet fjalëkalimi i kompjuterit. Pas autorizimit fjalëkalimet eksportohen në formatin CSV.

Veçoria është e disponueshme edhe në Android dhe iOS. Vlen të përmendet edhe integrimi i pjesshëm i Site Isolation, një funksion i ri i cili duhej të përmirësojë sigurinë dhe të eliminojë sulme kibernetike me teknikat e Spectre/Meltdown.

Përditësimi manual i Chrome mund të realizohet ose duke vizituar google.com/chrome ose duke vizituar Settings > About Chrome. /PCWorld Albanian

The post Google lançon Chrome 66 në Windows, Mac, Linux, Android dhe iOS appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

google1.jpg

Google Calendar vs Apple Calendar, cili udhëheq?

Për shumë përdorues të smartfonëve, aplikacionet e kalendarit janë një mjet jetik për të qëndruar ...