21 September 2018
Home » Teknologji » Google lançoi zyrtarisht aplikacionin e lajmeve me inteligjencën artificiale

Google lançoi zyrtarisht aplikacionin e lajmeve me inteligjencën artificiale

Google zbuloi aplikacionin e lajmeve me inteligjencën artificiale javën e kaluar në konferencën e zhvilluesve dhe sot mbërriti zyrtarisht në Android dhe iOS për 127 shtete.

Aplikacioni i ridizajnuar do të zëvendësojë Google Play Newsstand. Google beson se aplikacioni i ri do ta bëjë më të lehtë gjetjen dhe konsumin e lajmeve.

Inteligjenca artificiale do të mësojë nga ju dhe gradualisht tu ofrojë përmbajtje që u përshtaten shijeve tuaja.

Sapo të hapni aplikacionin vëreni panelin “For You” ku gjeni një përmbledhjeve të lajmeve me rëndësi. Seksioni i radhës janë titujt kryesor nga bota, biznesi, teknologjia, sporti, shkenca dhe shëndeti.

Seksioni final është “Newsstand” ku grumbullohen lajme nga 1,000 burime mediatike sipas Google.

Në të ardhmen pritet implementimi i një veçorie të quajtur “Subscribe with Google” ku publikuesit mund të ofrojnë abonime me pagesë. /PCWorld Albanian

The post Google lançoi zyrtarisht aplikacionin e lajmeve me inteligjencën artificiale appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BTCUSD-hourly-chart-4.png

Rritet volumi tregtar, çfarë pritet të ndodhë me vlerën e Bitcoin?

Ditën e Enjte Bitcoin u rrit me 1.5% kundër dollarit Amerikan. Mbrëmjen e kaluar ra ...