21 November 2018
Home » Software » Google do të ofrojë falas shërbimin muzikor Play Music!!

Google do të ofrojë falas shërbimin muzikor Play Music!!

Google do të ofrojë falas veçorinë e saj radio për shërbimin muzikor Play Music. Apple do të lançojë shërbimin e saj muzikor nga fundi i kësaj jave, dhe Google ka gjetur pikërisht këtë moment që të tërheqë vëmendje duke ofruar veçorinë radio të Play Music për të gjithë përdoruesit në SHBA.

Kjo veçori radio më parë ka qenë në dispozicion vetëm për ata që kishin një abonim tek shërbimi muzikor i Google-it, por tani do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit, si dhe do të mbështetet nga reklamat.

Këngët mund të përzgjidhen nga aplikaci

oni Songza, që Google e bleu vitin e kaluar. Lista e këngëve mund të përzgjidhet në bazë të temave të ndryshme, situatave ose duke kërkuar për artistët. Përdoruesit mund të ruajnë albumet e preferuara me Play Music, megjithatë Google shpreson se veçoria e re radio do t’i nxisë ata të abonohen tek shërbimi dhe të mund të dëgjojnë këngë nga 30 milionë albumet që janë në dispozicion tek të gjitha pajisjet.

Veçoria radio është aktualisht në dispozicion tek versioni ueb i Google Play Music, ndërsa aplikacionet Android dhe iOS do ta marrin këtë veçori brenda kësaj jave.(ict media).

3

About Argent Mata

Check Also

Keni pirë shumë? Aplikacionet që ju ndihmojnë të lini pijen!!!!

Ndryshimi mes relaksimit, një nate të këndshme dhe dehjes, dhimbjes së të qënit xurxull janë ...