21 September 2018
Home » Teknologji » Google do të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore me anë të realitetit virtual

Google do të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore me anë të realitetit virtual

Google është duke krijuar partneritet me organizatën jo fitimprurëse CyArk për të ndërtuar prezantime në realitetin virtual të mrekullive të botës. Google do të bashkëpunojë me organizatën e skanimit në 3D CyArk me qëllim ruajtjen e siteve historike nëpër botë të cilat janë në zhdukje apo në risk për shkatërrim si pasojë e ndërhyrjeve njerëzore apo dëmeve të natyrës.

Projekti do të quhet Open Heritage dhe do të përdorë teknologjinë laser-scanning nga CyArk për të pasur të gjitha të dhënat e trashëgimive kulturore nëpër botë në mënyrë që ti rikrijojë ato virtualisht. Kjo gjë do të mundësojë ruajtjen dhe eksplorimin e tyre online nëpërmjet një kompjuteri, telefoni apo kufjeve të realitetit virtual.

Google ka krijuar një seksion që lidhet me ruajtjen e artit dhe kulturën të quajtur Google Arts&Culture.

Kjo është një plaformë që i jep mundësinë çdokujt të shijojnë elementë të artit nga e gjithë bota vetëm me anë të një kompjuteri apo telefoni. Fokusi në fillim, ka qenë tek partneriteti Google – muze ku muzetë nëpër botë do të mund të vizitoheshin nëpërmjet stilit Street View që ofron Google.

Organizata CyArk është e lokalizuar në Kaliforni dhe merret me laser mapping, modelim, produkte arkitekture etj. Themeluesi i kompanisë deklaron se e ka krijuar atë pasi u frymëzua nga shkatërrimet talebane në Afganistan në vitin 2001 ku u zhdukën statuja budiste 1500 vjeçare.

Prandaj edhe qëllimi i kësaj organizate është ruajtja dhe regjistrimi i pamjeve të këtyre pasurive kulturore dhe artistike në mënyrë që të jetë mundësia e vizitës së tyre edhe pas zhdukjes së mundshme. Kjo gjë realizohet me anë të teknologjive mjaft të avancuara si edhe duke përdorur fotografime nga kamera profesionale dhe drone. /PCWorld Albanian

The post Google do të ndihmojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore me anë të realitetit virtual appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...