15 December 2018
Home » Apple » Gjiganti Apple akuzohet për kopje, gjobitet me 862 milionë dollarë!!!

Gjiganti Apple akuzohet për kopje, gjobitet me 862 milionë dollarë!!!

Apple mund të gjobitet me 862 milionë dollarë, pasi ka përdorur pa leje një teknologji të patentuar nga Universiteti i Wisconsin-Madison. Një gjykatë amerikane argumenton se teknologjia e përdorur tek procesorët e iPhone 5s, iPhone 6 dhe 6 Plus, si dhe tek disa versione të iPad-it, mban patentën e Universitetit të Wisconsin-Madison.

Patenta është siguruar në vitin 1998 dhe lidhet me rritjen e efikasitetit të procesorit. Gjiganti Apple ka shkelur patentën e përdorur tek procesorët A7, A8 dhe A8X. Bëhet e ditur se në fazën tjetër të gjyqit, do të përcaktohet saktësisht se sa i detyrohet Apple universitetit për shkeljen e bërë.

Apple po përballet gjithashtu me një padi të njëjtë në lidhje me teknologjinë e përdorur tek çipet A9 dhe A9X që fuqizojnë telefonat inteligjentë të sapo hedhur në treg, iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, si dhe tabletin iPad Pro.(ICT MEDIA).

An Apple logo hangs above the entrance to the Apple store on 5th Avenue in the Manhattan borough of New York City, July 21, 2015. REUTERS/Mike Segar

About Argent Mata

Check Also

iphone 6s & 6s plus

iPhone 6S dhe 6S Plus

Përdoruesit e iPhone 6S dhe 6S Plus po ballafaqohen me një problem teknik në telefonin ...