19 December 2018
Home » Teknologji » Gjenerata e 9-të e procesorëve Intel vjen muajin e ardhshëm me 8 bërthama

Gjenerata e 9-të e procesorëve Intel vjen muajin e ardhshëm me 8 bërthama

Pak ditë pasi Apple adoptoi gjeneratën e 8-të të procesorëve Intel me modelet e rifreskuara të MacBook Pro, Intel nuk ka ndërmend të ndalet me gjeneratën e 9-të që pritet të debutojë në Vjeshtë.

Me emrin e koduar Coffee Lake, gjenerata e 9-të raportohet se mund të mbërrijë që nga muaji Gusht me procesorët me 8 bërthama.

Debutimi i gjeneratës së 9-të do të shtojë konkurrencën mes procesorëve Intel Core dhe gjeneratës së dytë të procesorëve Ryzen nga AMD.

Raporti vjen nga mediat Gjermane të cilat thonë edhe pse prezantimi mund të bëhet në Gusht, dalja në shitje mund të vijë më vonë.

Lajmi i madh është se Coffee Lake do të jetë procesori i parë me tetë bërthama nga Intel për konsumatorët në masë.

Modeli më i fuqishëm do të jetë Core i9-9900K me tetë bërthama dhe 16 procese të njohura edhe si “Threads.”

Ky procesor do ti lërë vend implementimit të gjashtë bërthamave tek Core i7 dhe Core i5 dhe katër bërthamave tek Core i3.

Konkretisht Core i7-9700K do të ketë gjashtë bërthama dhe 12 procese ndërsa Core i5 gjashtë bërthama dhe gjashtë procese.

Modelet bazë Core i3 vinë me katër bërthama dhe katër procese. /PCWorld Albanian

The post Gjenerata e 9-të e procesorëve Intel vjen muajin e ardhshëm me 8 bërthama appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Hakerët godasin The Wall Street Journal në mbështetje të PewDiePie

Mëngjesin e së Martës hakerët goditën The Wall Street Journal duke postuar një shkrim të ...