Home » Teknologji » General Motors do të ndërtojë një makinë autonome pa timon dhe pa pedale gazi e frenash

General Motors do të ndërtojë një makinë autonome pa timon dhe pa pedale gazi e frenash

General Motors është në kërkim të aprovimit nga autoritetet Amerikane të një makine plotësisht autonome e cila nuk ka timon, pedale gazi e as frenash.

Nëse kompania merr dritën jeshile, kjo makinë do të dilte në rrugë në 2019-ën thanë ekzekutivët e General Motors.

Kjo do të ishte një prej makinave të para komerciale pa kontroll manual të timonit, frenave dhe gazit.

Presidenti i GM u tha reporterëve se kishte aplikuar të Enjten pranë autoriteteve.

Kompani të tjera gjithashtu janë përpjekur të ndërtojnë dhe testojnë makina autonome. Uber Technologies, Alphabet Waymo, Ford e shumë kompani të tjera po testojnë prototipe dhe aplikacione.

Prototipët janë zhvilluar nga Cruise Automation, startupin që GM bleu për 1 miliard dollarë në 2016-ën. /PCWorld Albanian

The post General Motors do të ndërtojë një makinë autonome pa timon dhe pa pedale gazi e frenash appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Minecraft: Education Edition vjen në iPad në Shtator

Microsoft tha të hënën se Minecraft: Edicioni i Edukimit do të vijë në iPad muajin ...