Home » Android » Galaxy Note 5 përballet me iPhone 6s Plus në testin e shpejtësisë!!!!!

Galaxy Note 5 përballet me iPhone 6s Plus në testin e shpejtësisë!!!!!

4

Nëse nuk e keni vendosur akoma nëse doni të blini iPhone 6s Plus apo Samsung Galaxy Note 5, atëherë duhet të shikoni këtë video, për të kuptuar cili telefon punon më mirë. Ekipi i uebsajtit PhoneBuff kanë publikuar një video në YouTube, ku kanë vënë iPhone 6s Plus dhe Samsung Galaxy Note 5 përballë njëri-tjetrit në testin e shpejtësisë, për të kuptuar se cili telefon është më i shpejtë.

Galaxy Note 5 kryesoi në testin e mëparshëm të shpejtësisë, ku u vu përballë OnePlus 2 dhe LG G4. Tani çështja qëndron nëse do ta mbajë akoma këtë titull Galaxy Note5 edhe kundër iPhone 6s Plus.

Galaxy Note 5 është i shpejtë në fillim kur hapen aplikacionet bazike, por kur hapen aplikacionet e lojërave dhe aplikacione të tjera më intensive, atëherë kryeson iPhone 6s Plus. Ky telefon hap gjithashtu uebsajtet më shpejt se Galaxy Note 5.

Edhe pse Note5 përmban 4GB RAM dhe më shumë bërthama, ndryshe nga iPhone 6sPlus që ka vetëm 2GB RAM, përsëri telefoni i Apple-it është më i shpejtë.(KROKODILI.COM)

About Argent Mata

Check Also

Pepsi po punon për krijimin e një telefoni inteligjent!!!

Kompania e pijeve joalkoolike Pepsi do t’i bashkohet botës teknologjike me një telefon inteligjent. Disa ...