14 December 2018
Home » Teknologji » Franca do të implementojë taksën dixhitale edhe sikur Evropa të mos bëjë

Franca do të implementojë taksën dixhitale edhe sikur Evropa të mos bëjë

Ministri Francez i Financave tha ditën e Enjte se Franca do të taksojë gjigandët e teknologjisë në nivel kombëtar edhe sikur Bashkimi Evropian të mos e bëjë.

Ministrat Evropian të Financave dështuan të gjenin një akord për të taksuar të ardhurat dixhitale pavarësisht një plani të minutës së fundit për të shpëtuar marrëveshjen e cila ka në shenjestër kompanitë si Google dhe Facebook.

“Marsi do të jetë afati i fundit i implementimit të një takse dixhitale,” tha Le Maire për France 2.

“Nëse nuk arrihet, atëherë do ta implementojmë në nivel kombëtar,” vijoi Ai.

Tërheqja e Brukselit ishte goditje e rëndë për Emanuel Macron dhe qeverisjen e tij e cila ka investuar kapital të konsiderueshëm politik për këtë taksë. /PCWorld Albanian

The post Franca do të implementojë taksën dixhitale edhe sikur Evropa të mos bëjë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...