Home » Teknologji » Firefox 69 do të çaktivizojë plotësisht Adobe Flash

Firefox 69 do të çaktivizojë plotësisht Adobe Flash

Softueri i multimedias Flash do të çaktivizohet automatikisht në Firefox 69 i cili do të debutojë më 3 Shtator 2019.

Mozilla do të heqë përfundimisht mbështetjen për shtojcën shumë problematike nga versionet e ardhshme të shfletuesit.

Flash ka qenë në mesin tonë që nga 1996 por është shndërruar në një objektiv për kriminelët kibernetikë.

Tashmë është zëvendësuar nga teknologjitë si HTML5, WebGL dhe WebAssembly të cilët nuk kanë nevojë për shtojca më vete.

Adobe filloi të këshillonte krijuesit të largoheshin prej Flash në 2015-ën dhe nuk do ta përditësojë më pas 2020. /PCWorld Albanian

The post Firefox 69 do të çaktivizojë plotësisht Adobe Flash appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Antivirusi Windows Defender vjen në macOS

Ditën e sotme Microsoft njoftoi se antivirusi Windows Defender tashmë do të mbërrijë edhe në ...