Home » Teknologji » Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7

Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7

Microsoft dëshiron me patjetër që të largoheni prej Windows 7 ndërsa siguria e sistemit operativ do të jetë në harresën e Microsoft nga viti i ardhshëm.

Një përditësimi i ri do të paralajmërojë përdoruesit se Windows 7 skadon më 14 Janar 2020.

Paralajmërimi nuk do ti shpëtojë asnjë përdoruesi i Windows 7 dhe shumica do ta shohin. Të dhënat e Net Application zbulojnë detaje të frikshme ku Windows 7 është instaluar në 40.2% të pajisjeve desktop deri në muajin Shkurt.

Shumica e tyre ose janë përdorues që kanë hasur vështirësi me Windows 7 ose punojnë pranë korporatave të cilat gjithnjë janë të fundit për të kaluar në versionet e reja të Windows.

Microsoft po përpiqet në të gjitha mënyra për ti bindur bizneset dhe institucione të largohen nga Windows 7. Pasi mbështetja zyrtare të përfundojë Microsoft ofron përditësime sigurie vetëm kundrejt pagesës ku edhe kjo do të vijojë deri më 2023.

Megjithatë gjigandi i Windows do të bëjë përjashtime si në rastin e ransomware WannaCry ku do të dërgojë përditësime sigurie.

Edhe pse Windows 10 nuk ka për tju garantuar se nuk do të sulmohen apo bini viktimë, të paktën do të parandalojë sulme nga probleme ekzistente dhe të njohura prej vitesh. /PCWorld Albanian

The post Fillojnë paralajmërimet e Microsoft për përdoruesit që ende përdorin Windows 7 appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Instagram eksperimenton me fshehjen e numrit të pëlqimeve nëpër foto

Instagram ka konsideruar mundësinë e fshehjes së numrit të pëlqimeve nëpër foto në mënyrë që ...