Home » Teknologji » FBI-ja ka përdorur fytyrën e një të dyshuari për tu qasur në iPhone X

FBI-ja ka përdorur fytyrën e një të dyshuari për tu qasur në iPhone X

Kur Apple prezantoi Face ID me iPhone X vitin e kaluar u ngrit një shqetësim i thjeshtë: po sikur përdoruesi i telefonit të detyrohet ta shkyçë duke parë drejt tij.

Forbes raporton se ky skenar ka qenë një realitet kur FBI arrestoi disa persona dhe njëri prej tyre është detyruar të shohë në drejtim të telefonit të tij.

Në Gusht FBI bastisi shtëpinë e Grant Michalski në kërkim të provave për pornografi fëmijësh.

Autoritetet kishin leje për të kontrolluar për prova nga kompjuteri tij deri tek iPhone X.

Agjentët të cilët zbuluan iPhone X i kërkuan Michalski të shikoni drejt telefonit dhe ai e bëri.

Shtrohet pyetja a do të kishin arritur autoritetet të qaseshin në iPhone X e tij sikur të ishte i mbrojtur nga një fjalëkalim?

Ndërsa Michalski bashkëpunoi duke i lejuar të qaseshin në telefon, FBI-ja e pati të vështirë të gjente provat sepse nuk kishin fjalëkalimin.

Me një urdhër të dytë, FBI hyri në pajisje dhe mesa duket këtë herë jo përmes fytyrës por fjalëkalimit duke lënë të kuptohet se ata posedonin pajisje për të kapërcyer fjalëkalimet. /PCWorld Albanian

The post FBI-ja ka përdorur fytyrën e një të dyshuari për tu qasur në iPhone X appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Rama: Po vlerësohet mundësia e krijimit të një kuadri rregullator për kriptomonedhat

Në funksion të krijimit të mundësive të reja, por edhe të vendeve të punës që ...