24 November 2017
Home » Software » Facebooku “shkurorëzohet” nga Messengeri!!!!

Facebooku “shkurorëzohet” nga Messengeri!!!!

Rrjeti i njohur social, Facebook, ka njoftuar se nga sot përdoruesit e aplikacionit Messenger, mund të kyçen online pa pasur nevojë që të jenë aktiv edhe në aplikacionin bazë, Facebook.

Ky opsion momentalisht është i limituar vetëm për përdoruesit në ShBA, Kanadë, Peru dhe Venezuelë dhe sipas zëvendëspresidentit të kompanisë David Marcus përdoruesit tani do të kenë eksperiencë më të mirë në Messenger.

“Ne mendojmë se ky është aplikacioni më i mirë për mesazhe dhe besojmë që të gjithë duhet të kenë mundësi ta përdorin. Kemi shumë njerëz që nuk kanë Facebook, por duan eksperiencë në Messenger. Është e rëndësishme t’iu shërbejmë edhe këtyre njerëzve dhe t’ua mundësojmë përdorimin e Messengerit”, ka thënë Marcus.

“Me këtë përditësim, më shumë njerëz mund të shfrytëzojnë të gjitha veçoritë që janë në dispozicion përmes Messengerit –duke përfshirë fotografitë, videot, bisedat në grupe, video thirrjet dhe thirrjet me zë, dhe shumë gjëra tjera”, ka njoftuar kompania. “Për të gjitha këto duhet vetëm një numër telefoni”.

Tani për t’u kyçur në Messenger pa Facebook duhet të klikoni në opsionin “Not on Facebook” në fillim të hapjes së aplikacionit.

Ky është një tjetër hap i Facebookut për të dominuar tregun e aplikacioneve të mesazheve.(ict media).

11

 

About Argent Mata

Check Also

Keni pirë shumë? Aplikacionet që ju ndihmojnë të lini pijen!!!!

Ndryshimi mes relaksimit, një nate të këndshme dhe dehjes, dhimbjes së të qënit xurxull janë ...