Home » Teknologji » Facebook vret asistentin virtual M

Facebook vret asistentin virtual M

Facebook M, asistenti virtual të rrjetit social i prezantuar në Gusht të 2015-ës, dha lamtumirën.

Ky asistent i cili ishte i disponueshëm përmes një roboti komunikimi në Facebook Messenger vetëm në SHBA, u prit të debutonte për të gjithë.

Por Facebook tha të Mërkurën se kjo nuk ka për të ndodhur dhe se kishte qenë thjeshtë eksperiment.

Analistët thonë se produkt nuk ka qenë i tillë por nuk arriti dot pritshmëritë e kompanisë.

M përshkruhej si një asistent personal i ngjashëm me Siri që mund të përdorej për të kryer funksione si, rezervimi i një restoranti, i një fluturimi dhe për dërgimin e dhuratave.

Ai mbështetej i gjithi tek mbështetja njerëzore. Facebook do të vijojë të ofrojë disa prej funksionaliteteve të tij në formën e rekomandimeve në Messenger.

“Ne lançuam këtë produkt për të mësuar më shumë rreth asaj çfarë përdoruesit presin nga një asistent virtual dhe kemi mësuar shumë,” shprehej një zëdhënës i kompanisë. /PCWorld Albanian

The post Facebook vret asistentin virtual M appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...