Home » Teknologji » Facebook u jep prioritet postimeve të miqve dhe familjes në News Feed

Facebook u jep prioritet postimeve të miqve dhe familjes në News Feed

Të Enjten Facebook nisi aplikimin e disa ndryshimeve në mënyrën sesi filtrohen postimet dhe videot në News Feed.

Shefi ekzekutiv Zuckerberg tha se një seri ndryshimesh priten në dizajnin e rrjetit social më të madh në botë.

Ndryshimi i filtrave në News Feed do të bëhet për të nxjerrë në pah postimet e miqve dhe familjes duke reduktuar sasinë e përmbajtjeve nga publikuesit dhe markat.

Facebook, kompani e cila posedon katër aplikacionet mobile më popullore në botë përfshirë Instagram, prej vitesh u ka dhënë prioritet materialeve të përzgjedhura nga algoritmet si më interesantet për përdoruesit.

33 vjeçari Zuckerberg tha se kjo nuk ka për të ndodhur më. Ky ndryshim i qasjes së rrjetit social pritet ti nxisë njerëzit të përdorin më shumë rrjetin social.

Reklamimi në Facebook nuk do të ndikohet tha zëvendës presidenti i rrjetit social John Hegeman.

Kompania vazhdimisht është kritikuar për algoritmet e saj që jo radhë herë u kanë dhënë prioritet lajmeve të rreme, dhe i tillë ishte rasti i zgjedhjeve presidenciale. /PCWorld Albanian

The post Facebook u jep prioritet postimeve të miqve dhe familjes në News Feed appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

WhatsApp Business debuton në Android dhe është falas

Pas shumë kohësh pritje dhe testimesh pafund, bizneset mund të kenë versionin e tyre të ...