Home » Teknologji » Facebook prezantoi pajisjen e re të realitetit virtual, Oculus Go

Facebook prezantoi pajisjen e re të realitetit virtual, Oculus Go

Gjatë konferencës Oculus Connect 4 në San Jose të Shteteve të Bashkuara, në skenë u ngjit shefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg i cili prezantoi një pajisje të re të realitetit virtual, “Oculus Go.”

Sipas Zuckerberg, është pajisja e realitetit virtual më e aksesueshme se çdo pajisje tjetër sepse fillon nga 199 dollar dhe del në shitje vitin e ardhshëm.

Pajisja do të jetë e ngjashme me Gear VR ku përdoruesit mund të rrotullohen por jo të lëvizin lirisht.

Zëvendës presidenti i Realitetit Virtual pranë Facebook, Hugo Barra e quajti pajisjen si “mënyra më e lehtë për zhvilluesit që duan të angazhohen në botën e realitetit virtual.”

Ai tha se Oculus Go peshon pak dhe është shumë i thjeshtë për tu vënë funksion. Përmban lente me të njëjtën gjerësi pamjeje të lenteve të Rift dhe karakterizohet nga një kontroller i vogël që të ngjashëm me atë që ofron Gear VR.

Pajisja ka ekran super të shpejtë WQHD LCD dhe audio hapësinore. Ajo do të jetë e përshtatshme me të gjithë titujt dedikuar Gear VR.

Pjesa tjetër e specifikave ngelet një engimë. Me pajisjen e re, Oculus ka shansin të shtrihet në atë segment që deri më sot e mbulonte partneriteti me Samsung dhe Gear VR.

Oculus Go do të hapë një treg të ri për rrjetin social dhe ti japë pavarësi nga prodhuesit e telefonëve si Samsung në mënyrë që të ofrojë eksperienca bazike të realitetit virtual. /PCWorld Albanian

The post Facebook prezantoi pajisjen e re të realitetit virtual, Oculus Go appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...