Home » Teknologji » Facebook kalon nga interneti përmes dronëve në internet satelitor

Facebook kalon nga interneti përmes dronëve në internet satelitor

Facebook do të vijojë me iniciativat të cilat ofrojnë internet të shpejtësisë së lartë pavarësisht mënyrës sesi do tja arrijë këtij qëllimi.

Sipas Wired, rrjeti social ka nisur punën për ofrimin e internetit satelitor i cili do të shtrihej në zona të izoluara të botës.

Lajmi vjen pak javë pasi Facebook lajmëroi mbylljen e projektit Aquila të ofrimit të internetit përmes dronëve.

Kompania tha se nuk do të zhvillojë më dronë fluturues autonomë të cilët furnizoheshin me energji diellore dhe flururonin për periudha të gjata në vend të ndryshme të botës.

Një strategji të ngjashme ka ndjekur edhe Google me mbylljen e Projektit Loon.

Në Shtator të 2017-ës një raport i internetit thoshte se gjysma e botës nuk është online. /PCWorld Albanian

The post Facebook kalon nga interneti përmes dronëve në internet satelitor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...