Home » Teknologji » Facebook hapa konkretë për luftimin e radikalizmit në shërbimet e saj

Facebook hapa konkretë për luftimin e radikalizmit në shërbimet e saj

Facebook tha se do të punësojë më shumë njerëz me eksperiencë në agjencitë ligj zbatuese si dhe akademikë për të studiuar fenomenin e terrorizmit dhe ndalimin e përhapjes së tij në rrjetin social.

Këto deklarata erdhën në të njëjtën kohë kur liderët Britanikë dhe Francezë thanë se do të kërkonin implementimin e ligjeve të reja Evropiane për të gjobitur kompanitë të cilat nuk heqin menjëherë përmbajtjet të tilla.

Si rezultat Facebook do të shtojë mes 3,000 deri në 4,500 punonjës për të mbajtur përmbajtje terroriste larg shërbimeve të saj përfshirë Instagram dhe WhatsApp.

Gjithashtu rrjeti social tha se do tu japë markave më shumë akses rreth përmbajtjeve që shfaqen ngjitur me reklamat e tyre.

Youtube humbi shumë konsumatorë në fillim të vitit pasi disa prej reklamave të markave prestigjioze shfaqeshin ngjitur me përmbajtje ekstremiste.

Në një deklaratë të përbashkët, Kryeministrja Britanike Theresa May dhe Presidenti Francez Emmanuel Macron thanë se do të ndërmerrnin mas ndaj shërbimeve në internet që nuk i ndihmojnë në luftën kundër radikalizmit. /PCWorld Albanian

The post Facebook hapa konkretë për luftimin e radikalizmit në shërbimet e saj appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...