Home » Teknologji » Facebook, Google dhe Microsoft bashkohen për transferimin e të dhënave mes aplikacioneve

Facebook, Google dhe Microsoft bashkohen për transferimin e të dhënave mes aplikacioneve

Projekti i ashtuquajtur Data Transfer është bashkëpunimi i radhës mes gjigandëve të teknologjisë për tu mundësuar përdoruesve transferimin e përmbajtjeve, kontakteve e shumë të tjerave mes aplikacioneve.

Themeluar nga Facebook, Google, Twitter dhe Microsoft, DTP zbuloi ditën e sotme planet për lançimin e një platforme portabiliteti ku çdo shërbim mund ti bashkëngjitet.

Ndërsa shumë kompani u mundësojnë përdoruesve shkarkimin e informacionit, ky i fundit nuk është aq i dobishëm për tu ngarkuar në një platformë apo shërbim tjetër.

Mjeti i DTP ende nuk është gati por grupi hodhi ditën e sotme bazat e tij.

Krijimi i një standardi industri për portabilitetin e të dhënave do të detyronte kompanitë të konkurronin më ndershëm sepse përdoruesit nuk do të kishin vështirësi të ndërronin shërbim.

DTP mund të sjell zgjidhje të një problemi madhor me ndërrimin e rrjeteve sociale.

Jo vetëm që do të ishte më i lehtë transferimi i fotove dhe videove por edhe playlistave të muzikës, apo gjurmuesve të fitnesit dhe aplikacioneve të shëndetit. /PCWorld Albanian

The post Facebook, Google dhe Microsoft bashkohen për transferimin e të dhënave mes aplikacioneve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...