20 November 2018
Home » Teknologji » Facebook do tu japë prioritet lajmeve nga burime “të besueshme”

Facebook do tu japë prioritet lajmeve nga burime “të besueshme”

Facebook lajmëroi javën e kaluar do tu japë pritoritet burimeve të besueshme të lajmeve në News Feed.

Firma tha se komuniteti i rrjetit social do të vendosë se kush janë këto burime të besueshme përmes anketave.

Themeluesi dhe ekzekutivi i Facebook Mark Zuckerberg tha se vetëm 4% e përmbajtjeve që shfaqen në News Feed do të jenë lajme nga 5% që ishte më parë.

Kjo lëvizje shihet si një tjetër masë për parandalimin e përhapjes së lajmeve të rreme.

Twitter gjithashtu tha ditën e Premte se kishte lajmëruar 677,775 përdorues të cilët kanë rënë pre e propagandës së llogarive Ruse.

Përdoruesit e Facebook, ashtu siç ndodh me reklamimin, do të pyeten për brendet e lajmeve nëse i njohin dhe i besojnë.

Ky sistem i ri do të testohet fillimisht në SHBA dhe rezultatet e anketës nuk do të bëhen publike.

Fituesit pritet të jenë mediat tradicionale që kanë një prezencë të fuqishme si New York Times apo BBC.

Ndërsa markat e reja janë ato që do të vuajnë. /PCWorld Albanian

The post Facebook do tu japë prioritet lajmeve nga burime “të besueshme” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Startup Grind do të vijojë me takimin e radhës i cili mbahet më 26 Nëntor ...