Home » Teknologji » EOS rekord transaksionesh në blockchain, 3097 në sekond

EOS rekord transaksionesh në blockchain, 3097 në sekond

Platforma blockchain EOS ka thyer dy rekord në 24 orët e fundit sa i përket transaksioneve dhe shpejtësisë së realizimit të tyre.

EOS arriti të kryente 2,822 transaksione në sekondë duke lënë pas të gjitha monedhat e tjera kriptografike.

Por rekordet nuk përfundojnë këtu sepse EOS një ditë pas arriti në 3,097 transaksione në sekondë.

Aktualisht mesatarja e transaksioneve për sekondë është 1,700 për VISA.

EOS është një platformë aplikacionesh të decentralizuara ku zhvilluesit krijojnë aplikacione mbi infrastrukturën e saj.

Bitcoin përpunon 7 transaksione në sekonda, Ethereum 15 dhe Ripple 1,500. /CryptoWorld.al

The post EOS rekord transaksionesh në blockchain, 3097 në sekond appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Apple mban aktivitet më 30 Tetor, priten modele të reja iPad Pro dhe MacBook

Ditën e sotme Apple dërgoi ftesë për mediat në një aktivitet që do të mbahet ...