Home » Teknologji » Entuziastit dhe Youtuberit të monedhave kriptografike i vidhen 2 milionë dollarë në një transmetim live

Entuziastit dhe Youtuberit të monedhave kriptografike i vidhen 2 milionë dollarë në një transmetim live

Entuziasti dhe Youtuberi i monedhave kriptografike i njohur për analizat e tij të ICO-ve, Ian Balina, u hakua gjatë një transmetimi live ku u vodhën 2 milionë dollarë.

Balina ishte duke analizuar disa ICO në kanalin e tij kur një shikues i shkruajti se dikush kishte vjedhur të gjitha monedhat nga portofoli i tij.

“Ian, a e di se dikush ka transferuar të gjitha monedhat tuaja nga portofoli yt?,” komentonte një përdorues.

Ndërsa Balina vijoi me analizën e tij duke mos i kushtuar rëndësi komentit, transmetimi live u ndërpre pas 15 minutash.

Më vonë me një njoftim përmes kanalit të tij në Telegram, Balina tha se u detyrua të mbyllte transmetimin live sepse ishte hakuar.

Balina është një emër i njohur në industrinë e ICO-ve sidomos si një influencer. Kanali i tij në Youtube ka 116,000 abonentë ndërsa kanali në Telegram mbi 26,000 anëtarë. /PCWorld Albanian

The post Entuziastit dhe Youtuberit të monedhave kriptografike i vidhen 2 milionë dollarë në një transmetim live appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook Messenger përkthen bisedat në Spanjisht dhe Anglisht

Facebook Messenger tashmë mund të përkthejë mesazhe mes gjuhës Spanjolle dhe Angleze si pjesë e ...