Home » Teknologji » Ekspertët e sigurisë në UBT: Nevojitet krijimi i një grupi teknik për parandalimin e përhapjes së lojës vetëvrasëse “Balena e Kaltër”

Ekspertët e sigurisë në UBT: Nevojitet krijimi i një grupi teknik për parandalimin e përhapjes së lojës vetëvrasëse “Balena e Kaltër”

Loja e fundit vetëvrasëse në internet, Balena e Kaltër (Blue Whale), e cila është shkaktare e vdekjes së qindra të rinjve nëpër botë, ditëve të fundit ka mbërritur edhe në Kosovë e Shqipëri, me ç’rast pre e saj kanë rënë disa adoleshentë.

Një kërcënim i tillë, ka ngjallur shqetësim edhe tek ekspertët e çështjes së sigurisë dhe privatësisë në UBT, përkatësisht tek Qendra për Siguri kibernetike dhe Privatësi (SKP) dhe tek divizioni për siguri i UBT-së, UBT-CERT.

Duke qenë kështu, ekspertët e këtyre çështjeve brenda UBT-së, vlerësojnë se kjo dukuri negative, e maskuar si një lojë, është rrezik i mundshëm për fëmijët dhe adoleshentët e vendit tonë, andaj edhe ofrojnë bashkëpunim dhe mbështetje të plotë për institucionet relevante, me qëllim të parandalimit të përhapjes masive të kësaj loje.

UBT-CERT dhe ekipi i UBT-së  kanë një përvojë në fushën e sigurisë kibernetike, andaj pohojnë me përgjegjësi të plotë se mund të japin kontribut profesional në raste të tilla. Përveç kësaj, falë bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, ekipi për siguri kibernetike ka mundësi të ofrojë zgjidhje edhe duke bashkëpunuar me ta.

Tutje, ekspertët vlerësojnë se krijimi i një grupi teknik të përbashkët, ku do të përfshiheshin të gjitha palët, do të ishte një ide e qëlluar, që do të kishte rezultate të menjëhershme për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të kësaj loje vetëvrasëse.

Për çdo konsultim ose informacion tjetër të nevojshëm, kontaktoni përmes email-it: cert@ubt-uni.net 

The post Ekspertët e sigurisë në UBT: Nevojitet krijimi i një grupi teknik për parandalimin e përhapjes së lojës vetëvrasëse “Balena e Kaltër” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni ...