Home » TV » Ekranet e së ardhmes me hark dhe Ultra HD

Ekranet e së ardhmes me hark dhe Ultra HD

Ekranet gjithnjë e më të mëdha, me hark dhe me një rezolucion shumë të lartë, me çmimin përkatës që kanë, nuk janë gjithmonë në dispozicion për të gjithë.

Dekranet-ultra-hd-655x356alin në skenë televizorët e së ardhmes, i cili synon të marrë përsëri vendin e parë në përdorimin e përmbajtejes multimediale pas ardhjes së kompjuterave, smartfonëve dhe tabletave që kanë ndryshuar dietën tek konsumatorët.

Bëhet fjalë për 4K, të cilët vijnë në Ultra HD, televizorët standart dixhital që e marrin këtë emër falë 4 mijë piksela horizontal të rezolucionit.

Por projektimi nuk është shumë i rëndësishëm, për ti bërë këto ekrane protagonist në dhomën e ndejnjes. Samsung befason me një televizor të sheshte me hark prej 105 inç, më i madhi në botë në kategorinë e saj.

Nga Philips vijnë katër propozime me Ultra HD dhe sistem operativ Android për televizorat Smart. Modeli “bazë” është 7900, me 44 deri në 55 inç, i dyti është 8900 me 55 inç, i treti është 9100 që vjen në dy shkurtime, nga 55 deri 65 inç dhe modeli i fundit 9800 që është vetëm 65 inç. Të katër këto modele do të jenë në dispozicion në Evropë në tremujorin e tretë.

Sony prezanton Bravia S90 e ri në dy modelet, 65 dhe 75 inç, të dy të lakuar dhe Ultra HD, dhe zbarkojnë në treg në tetor.

Panasonic nxjerr në terren serinë e AX900, me ekranet plazma nga 55 deri në 65 inç, së bashku me një model më të lirë, AX630, gjithmonë me ekran Ultra HD duke filluar nga 40, 48 e deri në 5 inç.

LG prezanton televizorin OLED me ekran gjigand dhe të lakuar që vjen nga 65 deri në 77 inç, por gjithashtu ai vjen dhe me një krijimtari të re, me një OLED 55 inç që është i zbukuruar me kristale Swarovski.

About Shpresa AL

Check Also

Samsung nxjerr në shitje televizorët e parë Tizen me ekran 4K

Samsung ka debutuar me linjën e re të televizorëve 4K të cilët janë të pajisur ...

Leave a Reply