20 November 2018
Home » Teknologji » Edhe Skype tashmë do të ketë enkriptimin fundor

Edhe Skype tashmë do të ketë enkriptimin fundor

Në Janar Skype tha se kishte nisur testimin e bisedave me enkriptimin fundor duke përdorur teknologjinë dhe protokollin Signal të Open Whisper Systems.

Tashmë enkriptimi fundor është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e Skype në iOS, Android, Linux, Mac dhe Windows.

Për të filluar një bisedë private, mjafton të zgjidhni opsionin “New Private Conversation” nga menuja kryesore ose nga profili i bashkëbiseduesit.

Bashkëbiseduesi menjëherë do të marrë një ftesë dhe të gjitha thirrjet dhe mesazhet e kësaj bisede do të enkriptohen derisa të përfundojë.

Megjithatë ka një kufizim sepse përdoruesit mund të bëhen pjesë e një bisede private vetëm në një pajisje në të njëjtën kohë.

Bisedat private mund të kalohen nga një pajisje tek tjera por çdo gjë e dërguar dhe e marrë mbetet tek pajisja ku ka nisur biseda.

Edhe në të kaluarën Skype ka ofruar një farë enkriptimi por enkriptimi fundor është më i sigurtë sepse mesazhet lexohen vetëm nga dërguesi dhe marrësi.

Facebook Messenger, Apple iMessage, Telegram dhe WhatsApp gjithashtu ofrojnë enkriptim fundor. /PCWorld Albanian

The post Edhe Skype tashmë do të ketë enkriptimin fundor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Startup Grind Tirana mirëpret themeluesit e Pastaria Aldo Rama dhe Edor Moci më 26 Nëntor

Startup Grind do të vijojë me takimin e radhës i cili mbahet më 26 Nëntor ...