15 December 2018
Home » Android » E disponueshme ndërfaqja e re e Google Play Store

E disponueshme ndërfaqja e re e Google Play Store

Pamja e re e platformës Google Play të cilën e lajmëruam dy ditë më parë tani po ndjek rrugëtimin e saj drejt telefonëve inteligjentë dhe tabletëve Android. Ky dizajn i ri, i njotuar në fillim të këtij muaji ndan faqen kryesore në dy seksione kryesore : Aplikacione & Lojra dhe Argëtim. Kjo e fundit përfshin përmbajtjet e tilla si Filmat, Shfaqjet televizive, Librat dhe Lajmet.

Gjithashtu mund të vihet re një panel i ri “Hightlights” i cili shfaq më të mirën e të rejave të fundit në dy kategoritë e lartpërmendura. Fusha e cila përfshin informacionet dhe komentet vjen me një risi: mbështetjen për gjuhët e shkruara nga e djatha në të majtë.

Fatkeqësisht ky përditësim nuk mund të instalohet manualisht. Google duhet të kryej disa përditësime në server në mënyrë që ju të merrni dizanjin e ri. Ky ndryshim është i disponueshëm për disa përdorues, ndërsa disa të tjerëve s’u mbetet gjë tjetër veç të presin.(ict media)

 

About Bruno Sholla

Check Also

Samsung Galaxy S7: Tri versione me tre procesorë të ndryshëm!!!!

Kanë kaluar vetëm pak javë nga prezantimi i Galaxy Note5 dhe Galaxy S6 edge+, dhe ...