Home » Teknologji » Dy ish-punonjës padisin kompaninë Google

Dy ish-punonjës padisin kompaninë Google

Dy ish-inxhinierë të kompanisë Google kanë paditur gjigandin e teknologjisë me pretendimin se ai diskriminon personat e bardhë me bindje konservatore.

Një nga paditësit James Damore, u shkarkua nga kompania vitin e kaluar pas një shkrimi ku mbronte hendekun gjinor në punët e fushës teknologjike në Silicon Valley, si çështje e dallimeve biologjike mes burrave dhe grave.

Sipas zoti Damore padia ka për qëllim të ndihmojë të gjithë ata që punojnë në Google, njerëzit e prekur nga produktet e gjigandit të teknologjisë apo edhe punonjësit e ardhshëm.

James Damore dhe David Gudema një tjetër inxhinier i firmës Google, pretendojnë se kompania ka përdorur kuota të paligjshme punësimi për të mbushur vendet e punës me gra dhe aplikantë që u takojnë pakicave.

Google tha se është gati të mbrohet në gjykatë kundër këtyre pretendimeve. / VOA

The post Dy ish-punonjës padisin kompaninë Google appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Flagshipi LG G7 ThinQ do të ketë një buton dedikuar inteligjencës artificiale

LG pritet të prezantojë flagshipin e ardhshëm, G7 ThinQ, në një aktivitet më 2 Maj. ...