Home » Teknologji » Dropbox në bursë, vlerësohet me 7.5 miliardë dollarë

Dropbox në bursë, vlerësohet me 7.5 miliardë dollarë

Dropbox, një kompani e shquar në ofrimin e shërbimeve cloud dhe një prej ish-unikornëve më të vlerësuar teknologjikë, ka nisur përgatitjet për daljen në bursë e cila e vlerëson 30% më pak sesa vlente katër vite më parë.

Kompania shpreson të shesë aksionet mes 16-18 dollarë secilën. Kështu kompania do të vlerësohej mes 7 deri në 7.9 miliardë dollarë, shumë më pak sesa vlera prej 10 miliardë dollarësh që arriti në 2014-ën.

Pavarësisht tkurrjes së aseteve, Dropbox ende pritet të lërë gjurmë me daljen në bursë.

Ajo vjen një vit pas daljes së Snapchat. Gjithashtu shërben si një indikator i etjes së tregut për kompanitë teknologjike të Luginës së Silikonit ndërsa Spotify dhe Uber pritet të ndjekin fatin e Dropbox këtë vit.

Vitin e kaluar Dropbox raportonte 1.1 miliardë dollarë të ardhura, një rritje me 31% krahasuar me një vit më parë.

Kompania përballet me konkurrencën e egër të Apple, Amazon, Microsoft dhe Google. Dropbox thotë se ka 500 milion përdorues të regjistruar nga 180 shtete, ku 11 milion paguajnë për shërbimet cloud të kompanisë. /CIO Albanian

The post Dropbox në bursë, vlerësohet me 7.5 miliardë dollarë appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

vlc.jpg

Ja sesi të regjistroni ekranin tuaj duke përdorur VLC

Në një moment apo një tjetër, mund të keni nevojë të regjistroni video në desktopit ...