Home » Teknologji » Dronët që diktojnë peshkaqenët

Dronët që diktojnë peshkaqenët

Është ende e vërtetë se ka më shumë gjasa të goditesh nga rrufeja se sa të sulmohesh nga një peshkaqen. Por, kjo nuk ishte e vërtetë për më shumë se 150 njerëz që e kanë përjetuar ndeshjen me peshkaqenët gjatë një periudhe njëvjeçare. Megjithatë, australianët kanë filluar të përdorin dronët për të monitoruar peshkaqenët në ujërat pranë plazheve të tyre.

Përmes algoritmeve të komplikuara, ky mjet i pajisur me kamera është në gjendje të dallojë peshkaqenin nga delfini ose nga një njeri që noton në det.

“Deri tani, studimet kanë treguar se saktësia e njeriut për të diktuar peshkaqenët përmes imazheve ajrore është maksimumi rreth 20 deri në 30 për qind. Ndërsa kompjuteri e bën këtë në mënyrë të automatizuar me një saktësi prej më shumë se 90 për qind.”

Duke filluar nga shtatori, dronët e pajisur me kamera do të patrullojnë disa plazhe australiane, duke monitoruar ujërat përreth dhe duke dërguar informacion në kohë reale për çdo gjë të rrezikshme që mund të diktohet në ujë.

“Në këtë projekt ne po testojmë algoritme me shumë mostra të peshkaqenëve, balenave, llojeve të ndryshme të anijeve, sërferëve dhe shumë objekteve të tjera të cilat zakonisht mund të shihen ose gjenden pranë plazheve”.

Droni quhet Little Ripper dhe kompania që e ka prodhuar mjetin fluturues dëshiron që ai të bëjë shumë më tepër sesa thjesht të identifikojë peshkaqenë në ujë.

“Në mjediset detare si plazhet, ne lëshojmë një mjet lundrues për katër veta. Në këtë mjet ne vendosim një pajisje e cila komunikon me një satelit dhe përmes të cilës mund të kërkosh ndihmë kur je në rrezik duke treguar edhe vendndodhjen. Ne po ndërtojmë një pajisje elektronike që mund të frikësojë peshkaqenët, kështu që nëse një peshkaqen është afër njerëzve, pajisja aktivizohet dhe peshkaqeni nuk sulmon njerëzit. Dhe nëse është e nevojshme ne mund të lëshojmë pajisje të tjera si defibrilatorin më të vogël në botë.”

Shanset që të përballesh me një peshkaqen janë ende tepër të vogla, por kjo lloj teknologjie do të shtojë një shtresë tjetër sigurie për frekuentuesit e plazheve australiane. /REL

The post Dronët që diktojnë peshkaqenët appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Flagshipi LG G7 ThinQ do të ketë një buton dedikuar inteligjencës artificiale

LG pritet të prezantojë flagshipin e ardhshëm, G7 ThinQ, në një aktivitet më 2 Maj. ...