Home » Teknologji » Dizajni i ri i Gmail vjen me një “Modalitet Konfidencial”

Dizajni i ri i Gmail vjen me një “Modalitet Konfidencial”

Gmail në uebe pret një përditësim të madh në javët e ardhshme me një dizajn dhe veçori të reja, por Google po paraqet gjithashtu një modalitet të ri konfidencial.

Këtë javë u zbulua dizajni i ri i Gmail, së bashku me karakteristika si përgjigje të shpejta në e-mail, aftësinë për  shtyrje të postës elektronike për më vonë, dhe një faqe anësore të re për të vendosur takimet e kalendarit krah për krah me mesazhet.

Tani kemi mësuar që Google gjithashtu do të prezantojë “Modalitetin Konfidencial”, i cili lejon përdoruesit e Gmail të ndalojnë marrësit nga përcjellja e disa e-mail-eve të caktuara ose kufizon aftësinë për t’i kopjuar, shkarkuar ose klikuar ato.

Google gjithashtu do t’u lejojë përdoruesve të Gmail të kërkojnë një kod kalimi për të hapur email-et, të cilat do të gjenerohen përmes SMS-it ose do të caktojnë një datë  skadimi në e-mailin e dërguar.

Karakteristikat janë shumë të ngjashme me disa që gjenden në aplikacionin e plotë të Outlook në Microsoft, dhe Microsoft gjithashtu po shton aftësinë për të kufizuar e-mailin në shërbimin Outlook.com. Këto karakteristika do të tërheqin bizneset që duan më shumë kontroll mbi mënyrën se si përdoren e-mail nga marrësit.

Google ka konfirmuar se përditësimi i Gmail do të vijë së shpejti dhe një mesazh për një program të hershëm të aksesit  zbuloi se duhet të jetë i disponueshëm në javët e ardhshme. Konferenca e zhvilluesve të I/O të Google fillon më 8 maj të këtij viti dhe ka të ngjarë që ky dizajn i ri i Gmail do të jetë pjesë e shfaqjes së bashku me disa përditësime për shërbimet e tjera të internetit të Google. /PCWorld Albanian

The post Dizajni i ri i Gmail vjen me një “Modalitet Konfidencial” appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook Messenger përkthen bisedat në Spanjisht dhe Anglisht

Facebook Messenger tashmë mund të përkthejë mesazhe mes gjuhës Spanjolle dhe Angleze si pjesë e ...