Home » Teknologji » #DeleteFacebook? Amerikanët nuk janë gati

#DeleteFacebook? Amerikanët nuk janë gati

A janë njerëzit me të vërtetë gati të largohen nga Facebook për shkak të skandalit të Cambridge Analytica? Jo me të vërtetë, sugjeron një studim i ri.

Firma këshilluese Creative Strategies realizoi një sondazh tek 1,000 amerikanë në fillim të këtij muaji dhe zbuloi se 17% kishin hequr aplikacionin Facebook nga smartfonët e tyre; 9% e kishin fshirë plotësisht llogarinë e tyre.

“Këto shifra mund të mos shqetësojnë shumë Facebook, por ka hapa më drastikë që përdoruesit po marrin dhe  që duhet të jenë shqetësuese pasi ato ndikojnë drejtpërdrejt në modelin e biznesit të Facebook”, tha analistja Carolina Milanesi në një deklaratë. “Angazhimi më i ulët është rreziku i vërtetë për Facebook”, tha ajo, duke treguar për 35% të marrësve të sondazhit që thanë se po përdorin më rrallë Facebook.

Një tjetër 35% i shoqërisë kishin ndryshuar cilësimet e tyre në platformë, me sa duket për të ekspozuar më pak të dhënat e tyre personale, ndërsa 28% kurrë nuk kishin besuar te Facebook për të krijuar një llogari në të. “Ky duhet të jetë shqetësimi i vërtetë për Facebook, pasi përdoruesit e paangazhuar do të jenë më pak të vlefshëm për markat që po paguajnë për shërbimet e Facebook “, tha Milanesi.

Lajmi I vjedhjes së të dhënave nga Cambridge Analytica u publikua në mes të marsit, kur Facebook ndaloi kompaninë dhe bashkëpunëtorët e saj nga platforma. Shumica e amerikanëve duket se i kushtojnë vëmendje lajmeve; 76% e të anketuarve ishin të paktën “disi të vetëdijshëm” për polemikat e Cambridge Analytica.

Pse njerëzit përdorin Facebook? Rreth gjysma e anketuesve thanë se e bëjnë këtë për të mbajtur kontakt me miqtë dhe familjen që jetojnë në një zonë tjetër ose kanë humbur kontaktin. Por 20% e përdorin atë për të shuar mërzinë. Gjatë paraqitjes së tij në Capitol Hill këtë javë, Mark Zuckerberg u pyet për të konfirmuar se “Facebook nuk ka vënë re një rritje të konsiderueshme në përdoruesit që çaktivizojnë llogaritë e tyre” ose “një rënie në ndërveprimin e përdoruesit në Facebook” që kur skandali i Cambridge Analytica u bë publik.

“Po, kjo është e saktë”, u përgjigj Zuckerberg. Kjo deklaratë erdhi pasi kompania zbuloi se  87 milionë përdoruesve të Facebook i ishin vjedhur të dhënat e tyre personale  nga Cambridge Analytica. Për të rifituar besimin e publikut, Facebook ka krijuar mjete të reja dhe ka hequr dorë nga të tjerët. /PCWorld Albanian

The post #DeleteFacebook? Amerikanët nuk janë gati appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Gmail për iOS tani ka njoftime më të mençura

Google dëshiron t’ju ndihmojë të zvogëloni zhurmën e njoftimit duke përdorur IA për t’i dhënë ...