Home » Teknologji » Debatet rreth SegWit2X dërgojnë vlerën e bitcoin në 8,000 dollar

Debatet rreth SegWit2X dërgojnë vlerën e bitcoin në 8,000 dollar

Bitcoin u vlerësua ditën e sotme me 7,997 dollar sipas busrës Bitstamp, një rritje e cila ushqye nga bisedimet që po mbahen për një përditësim softueri i cili mund të ndajë monedhën në dy versione.

10 ditë më parë një pjesë e komunitetit të bitcoin u tërhoq nga projekti SegWit2X.

Liderët e tij, ku përfshihen figura të njohura si CEO i Xaxpo Wences Casares dhe themeluesi i fabrikës së prodhimit të monedhave virtual Bitmain, lajmëruan se kishin vendosur të anulonin projektin si rezultat i mungesës së konsensusit në komunitetit e bitcoin.

Në e-mail-in e tyre, avokatët e SegWit2X thanë se ende besojnë që bitcoin ka nevojë për një ridizajnim të bitcoin për të akomoduar blloqe më të mëdha transaksionesh.

Shpresat e SegWit2X mund të vijonte më tej u shtuan nga një njoftim i publikuar nga Coinbase, kompania më e madhe në botë e bitcoin me operacione në 32 shtete.

“Bitcoin SegWit2X pritet të implementohet në gjashtë orët e ardhshme,” shkruhej në një njoftim të Coinbase.

Bitcoin ra javën e kaluar në 5,555 dollar pas anulimit të projektit në fjalë. Por që nga dita e dielë u rritë me 40% pas lajme pozitive që erdhën.

Në një postim në blogun Medium.com, drejtori i komunikimit pranë Coinbase tha se projekti mund të mos implementohet nga mbështetja e pakët që gëzon.

Coinbase tha se do të hape një shërbim për ruajtjen e bitcoin quajtur Coinbase Custody, për fondet që duan të investojnë në monedha dixhitale. /PCWorld Albanian

The post Debatet rreth SegWit2X dërgojnë vlerën e bitcoin në 8,000 dollar appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Ja sesi të shkarkoni të dhënat personale të ruajtura nga Apple

Apple lançoi dy ditë më parë një uebsajt privatësie duke e bërë më të lehtë ...