Home » Teknologji » D-Link prezantoi routerët e parë 802.11ax me shpejtësi shkarkimi deri në 11,000Mbps

D-Link prezantoi routerët e parë 802.11ax me shpejtësi shkarkimi deri në 11,000Mbps

802.11ax është revolucioni i radhës së Wi-Fi dhe është dizajnuar për të qenë më i shpejtë dhe më stabil kur përballet me një numër të lartë pajisjesh.

Megjithatë ende nuk është përfunduar dhe Wi-Fi Alliance nuk ka për ta certifikuar standardin e ri deri vitin e ardhshëm.

E kjo nuk ka ndaluar kompani si D-Link të prodhojnë routerat e parë 802.11ax edhe pse ende nuk ka asnjë laptop, telefon apo kompjuter që mund të shfrytëzojë këtë teknologji.

Në CES 2018, D-Link solli dy routera 802.11ax: AX6000 Ultra dhe AX11000 Ultra.

Të dy ofrojnë shpejtësi shkarkimi të cilat në teori as që imagjinohen. AX6000 ka një kapacitet prej 6,000Mbps ndërsa AX11000 prej 11,000Mbps.

Ato pritet të debutojnë në gjysmën e dytë të vitit.

Përveç dy routerave revolucionarë, D-Link gjithashtu prezantoi ca pajisje praktike. Dy opsionet e reja janë një sistem rrjeti Mesh quajtur Covr i cili kushton 249 dollarë dhe një tri-band 319 dollarësh.

D-Link gjithashtu bëri të ditur se do të bashkëpunojë me McAfee për prezantimin e AC2600, një router me funksione shtesë sigurie bazuar në standardin 802.11ac. /PCWorld Albanian

The post D-Link prezantoi routerët e parë 802.11ax me shpejtësi shkarkimi deri në 11,000Mbps appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

instagram-1.png

Instagram shton indikatorin që tregon nëse një përdorues është online

Në një postim në blog, Instagram njoftoi sot një tipar të ri: një pikë  të ...