Home » Teknologji » Civilization VI mbërrin në iPad

Civilization VI mbërrin në iPad

Festat e fundvitit kanë mbërritur zyrtarisht dhe secili prej jush kërkon të shpenzojë kohën duke u argëtuar apo pushuar.

Nëse po kërkoni të argëtoheni, Cilivization VI ka debutuar për iPad me një çmim prej 30 dollarësh në App Store.

Loja strategjike është një prej më ambiciozeve që do të ofrohet në iPad dhe ka një kërkesë së lartë hardueri.

Du tu duhet të paktën një iOS 11 për të luajtur më të që do të thotë se loja funksionon në iPad Air 2 dhe në secilin prej modeleve iPad Pro.

Ajo përmban gjithashtu një modalitet prove ku mund të shijoni lojën për 60 raundet e para pa paguar asnjë qindarkë.

Cilivization është një prej video lojërave më të famshme dhe shënoi një sukses të jashtëzakonshëm në kompjuterat personalë.

Duhet të përmendim se çmimi prej 30 dollarësh është promocional dhe pas datës 4 Janar do të kushtojë 60 dollarë. /GameWorld Albanian

The post Civilization VI mbërrin në iPad appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Tesla ndërton fabrikën e parë jashtë Shteteve të Bashkuara

Tesla nënshkroi një marrëveshje me qeverinë Kineze për të ndërtuar një super fabrikë 860,000 metër ...