Home » Teknologji » Chrome konsumon më shumë memorie për shkak të Spectre

Chrome konsumon më shumë memorie për shkak të Spectre

Versioni 67 i Google Chrome për Windows, Mac, Linux dhe Chrome OS sjell një funksion sigurie të quajtur Site Isolation.

Komponenti i ri mbron përdoruesi nga sulme Spectre por me një çmim: 10 deri në 13% më shumë konsum memorie.

Spectre së bashku me Meltdown janë disa probleme dizajni në procesorët modernë ku hakerat mund ti shfrytëzojnë për të aksesuar të dhënat e ruajtura në memorie.

Që nga Janari prodhuesit e harduerit dhe softuerit janë përpjekur të adresojnë problemet.

Në disa skenare një haker mund të aksesojë fizikisht kompjuterin por sulmet mund të ndodhin edhe nga interneti.

Të gjithë shfletuesit tashmë mund të parandalojnë sulmet Spectre.

Me Site Isolation faqet nuk pasqyrohen me një proces të vetëm por veçmas. Pikërisht për këtë konsumi i memories rritet me 13%. /PCWorld Albanian

The post Chrome konsumon më shumë memorie për shkak të Spectre appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft vlerësohet me mbi 800 miliardë dollarë

Aksionet e Microsoft prekën një rekord ditën e Premte pasi kompania raportoi një tjetër tre ...