Home » Teknologji (page 2)

Teknologji

Seuli zyrtar konsideron mbylljen e të gjitha bursave lokale të monedhave kriptografike

Ligjvënësit Koreano-Jugor u bashkuan me zërat kritikë në mbarë botën duke thënë se Seuli zyrtar po konsideronte mbylljen e të gjitha bursave vendase. Qëndrimi i ashpër i vendit gadishullor vjen pasi ligjvënësit Amerikanë dhe Gjermanë po përgatisin një rregullore strikte e cila do të aplikohet ndaj monedhave virtual dhe duhet të parandalojë pastrimin e parave dhe krime të tjera. Gjatë ...

Read More »

Warren Buffett për Bitcoin: Do të ketë një fund të keq

CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett tha ditën e mërkurë se firma e tij nuk ka interes të futet në cirkun e Bitcoin. “Ne asnjëherë nuk do të bëhemi pjesë e tij,” tha Buffett në një intervistë për CNBC. Për të Bitcoin është një mirazh, një flluskë që së shpejti do të plasë. Por a do të ngrihet Buffett kundër ...

Read More »

Izrael vendos të taksojë ICO-të

Qeveria Izraelite publikoi një draft ligjor i cili mund të çojë drejt taksimit të Ofertave Fillestare të Monedhave – ICO. Publikuar ditën e Mërkure nga autoritetet financiare Izraelite, drafti pritet të imponojë TVSH mbi ICO-të duke i diferencuar në dy lloje: transaksione shërbimi dhe transaksione shitjeje. Ndërsa drafti elaboron disa metoda të taksimit të kompanive që lançojnë ICO, në të ...

Read More »

Samsung prezantoi procesorin e rangut të mesëm Exynos 7872

Samsung prezantoi zyrtarisht Exynos 7872  të cilin e pamë së pari në Meizu M6s. Çipi i ri hyn në kategorinë e procesorëve të rangut të mesëm Exynos 5 por sjell disa funksionalitete të avancuara. Është i ndërtuar me arkitekturën 14 nanometër dhe përmban gjashtë bërthama, dy me fuqi të lartë Cortex-A72 2.0Ghz dhe katër me fuqi të ulët Cortex-A53 1.6Ghz. ...

Read More »

Xiaomi premton MIUI 9 për 40 modele telefonësh

xiaomi.jpg

Përditësimet e softuerit, kush nuk i dëshiron. Ato janë të rëndësishme jo vetëm për veçoritë e reja që sjellin por edhe përditësimet e sigurisë. Një prej arsyeve për mos blerjen e telefonëve të lirë janë pikërisht përditësimet. Megjithatë jo çdo kompani vepron kështu. Xiaomi prodhon një mori telefonësh me çmime nën 100 dollarë. Kompania tha sot se 40 prej tyre ...

Read More »

Droni i parë me pasagjerë, gati në Mars

Një kompani britanike për ndërtimin e dronëve pretendon se ka gjetur më në fund edhe përgjigjen për t’i vendosur këto makineri në shërbim të udhëtarëve. Themeluesi i saj, Martin Warner, pretendon se droni i tij i ri ultra-i lëmuar do të jetë i aftë të transportojë udhëtarë nga “zemra” e Londrës në aeroportin e Heathrow për 12 minuta. Një udhëtim ...

Read More »

Samsung prezantoi një edicion special të Note për Lojërat Olimpike Dimërore

Edhe nëse largohen nga Lojërat Olimpike Dimërore pa një medalje, atletët do të marrin me vete një telefon të ri Samsung. Ditën e Mërkure gjigandi i teknologjisë prezantoi një edicion të veçantë të Galaxy Note 8 për të gjithë atletët që bëhen pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore që do të mbahen në PyeongChang. Samsung tha se do të dhuronte 4,000 ...

Read More »

Youtube prezanton standardet e reja, ndalon reklamimin për një numër të lartë kanalesh

Google ndërmori hapin e dytë brenda një viti me qëllim mbrojtjen e reklamuesve në Youtube nga kanalet që përmbajnë video të dhunshme dhe gjuhë të urrejtjes. Sipas standardeve të reja Google do të anulojë reklamimin për një numër të madh kanalesh në Youtube, 99% e të cilave gjeneruan më pak se 100 dollarë nga reklamat vitin e kaluar. Gjithashtu kompania ...

Read More »

Bursa e Bitconnect qëndron operacionale, lançon një ICO në mbështetje të mbajtësve të monedhave BCC

Pasi lajmëroi ditën e Marte mbylljen e aktivitetit, platforma e investimit në monedha kriptografike Bitconnect tha ditën e Mërkure se pavarësisht mbylljes së platformës të investimit, bursa BCC do të vijojë të funksionojë normalisht dhe shërbimi i portofolit do të qëndrojë operacional. Bitconnect tha se në 10 ditët e ardhshme të gjithë anëtarët e platformës jashtë shteteve të Bashkuara do ...

Read More »

Prezantohet në Shqipëri smartfoni i ri Samsung Galaxy A8(2018)

Samsung Electronics prezantoi sot në Shqipëri smartfonin e ri Galaxy A8(2018). Modeli i ri i serisë së smartfonëve Samsung Galaxy A karakterizohen nga një dizajn i këndshëm, kamera e përparme e dyfishtë, ekran pa korniza dhe karakteristika të tjera që e bëjnë atë një telefon praktik dhe elegant dhe jetën e përditshme të përdoruesve më të thjeshtë dhe më të ...

Read More »