Home » Teknologji » Bullgaria: Reduktim tarifave “roaming” mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perendimor

Bullgaria: Reduktim tarifave “roaming” mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perendimor

Bullgaria do të punojë për reduktimin e tarifave “roaming” mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, që nuk janë anëtarë të bllokut.

“Ekonomia evropiane është në rrugë të mbarë dhe ky është një shans për të gjithë ne që t’i sigurojmë partnerët e Ballkanit Perëndimor se perspektiva e tyre europiane është reale”, tha në Bruksel ambasadori bullgar në BE, Dimitar Tzantchev, vendi i të cilit mban presidencën e radhës. Sipas tij, përmirësimi i lidhjeve në transport, energji, arsim e telekomunikacion do të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Bashkimi Evropian ka hequr tarifat e “roaming”-ut brenda 28 vendeve anëtare në vitin 2017. Tani do të punohet për të ulur tarifat midis shteteve të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor: Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, me synim që ato të eliminohen plotësisht në të ardhmen.

Bullgaria ka marrë kryesimin 6-mujor të BE-së më 1 janar, duke i dhënë prioritet rajonit të Ballkanit në axhendën e saj. /Top Channel

The post Bullgaria: Reduktim tarifave “roaming” mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perendimor appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

instagram-1.png

Instagram shton indikatorin që tregon nëse një përdorues është online

Në një postim në blog, Instagram njoftoi sot një tipar të ri: një pikë  të ...