14 December 2018
Home » Teknologji » Bullgarët e Vivacom në negociata me OTE për blerjen e Telekom Albania

Bullgarët e Vivacom në negociata me OTE për blerjen e Telekom Albania

Telekom Albania është në negociata intensive me Vivacom raportoi ditën e Mërkure gazeta Greke Kathimerini.

Gazeta thotë se Vivacom ka hyrë në bisedime me OTE-në dhe ka prioritet për shkak se ofertuesit më i madh, Telekom Srbija, nuk preferohet nga qeveria Shqiptare.

Ky i fundit ka ofruar 61 milion euro ndërsa oferta e Vivacom mendohet të jetë mes 40-50 milion euro.

Gjithashtu është hedhur poshtë mundësia që të pranohet oferta e ALBtelecom nën pronësi të grupit Çalik, një marrëveshje e cila nëse ndodh cënon seriozisht konkurrencën në treg duke i lënë shqiptarët me vetëm dy mundësi zgjedhjeje.

Çmimi i ofruar nga Vivacom duket se nuk ka kënaqur Ote-në e cila ka paguar 120 milion euro për të blerë kompaninë në 2000 kur kishte emrin AMC.

Palë të tjera të interesuara janë grupi Çek PPF dhe investitorit Grek Pavlos Vardinoyannis.

Pak ditë më parë sipas TV Klan, marrëveshja pritet të finalizohet në brenda tre muajve të ardhshëm.

AKEP gjithashtu shtyu tenderin e frekuencave 4G 800Mhz pas thirrjeve të Telekom Albania. /PCWorld Albanian

The post Bullgarët e Vivacom në negociata me OTE për blerjen e Telekom Albania appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Raport: Samsung Galaxy S10-ta do të kushtojë 1,765 dollarë

Sipas një raporti të fundit flagshipi i ardhshëm i Samsung, Galaxy S10, do të mbërrijë ...