21 September 2018
Home » Teknologji » Britania shpall ZTE kërcënim për sigurinë kombëtare

Britania shpall ZTE kërcënim për sigurinë kombëtare

Autoritet kibernetike Britanike paralajmëruan kompanitë e telekomunikacionit të cilat kanë marrëveshje me prodhuesin Kinez ZTE duke folur për rreziqe të mëdha që i kanosen sigurisë kombëtare.

Departamenti Amerikan i Tregtisë ka ndaluar për 7 vite blerjen e produkteve dhe shërbimeve të ZTE.

Në Britani, Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike shprehej se pajisjet e ZTE-së përbejnë kërcënim për sigurinë e vendit.

Sipas NCSC një numër i konsiderueshëm kompanish Britanike përdorin në masë pajisjet nga Huawei, një tjetër prodhues Kinez.

Në Mars të 2017-ës ZTE u shpall fajtore për shitjen e teknologjinë Amerikane tek Irani dhe Koreja e Veriut.

Në Britani, British Telecommunications ka një partneritet kërkimor me ZTE-në. /PCWorld Albanian

The post Britania shpall ZTE kërcënim për sigurinë kombëtare appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Fitimi i Samsung nga çipet e memorie do të bjerë në 2019-ën

Rënia e kërkesës për çipe memorie ka bërë një Samsung të ndryshojë strategjinë për vitin ...