Home » Teknologji » Boeing prezantoi një dron i cili mund të ngrejë 226 kilogram

Boeing prezantoi një dron i cili mund të ngrejë 226 kilogram

Boeing prezantoi ditën e sotme një dron i aftë të ngrejë në ajër një peshë prej 226 kilogram.

Për ndërtimin e këtij droni inxhinierëve ju deshën tre muaj tha kompania. Boeing ka testuar me sukses dronin në laboratorët e saj në Misuri.

I fuqizuar nga një sistem elektrik, prototipi i quajtur CAV ka 8 motorë dhe është 4.57m i gjatë, 5,49 metër i gjerë dhe 1.22 metër i lartë.

Ai peshon 339 kilogram. Boeing nuk dha asnjë detaj lidhur me distancën që mund të përshkojë e as kapacitetin e baterive.

Debutimi i dronit vjen katër pasi Boeing bleu kompaninë Aurora Flight Sciences.

Gjithashtu gjigandi i aeronautikës ka lidhur bashkëpunim me Uber për zhvillimin e një taksie fluturuese. /PCWorld Albanian

The post Boeing prezantoi një dron i cili mund të ngrejë 226 kilogram appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook hap tre qendra trajnimi dixhital në Evropë

Facebook tha ditën e Hëne se do të hapë tre qendra të reja në Evropë ...