21 November 2018

Grupi Vodafone poston humbje rekord por aksionet rriten

Aksionet e grupit Vodafone u rriten me 7% ditën e Marte edhe pse postoi 7.8 miliardë euro humbje për gjysmën e parë të vitit pas fshirjes së disa aseteve. Grupi në fjalë gjeneroi 21.796 miliardë euro të ardhura nga 23.075 miliardë euro një vit më parë. Fitimi EBITDA ishte 7.078 miliardë euro, një rënie me 4.2% ndërsa humbjet operative ishin ...

Read More »

Lojtarët e Battlefield 1 armëpushim në përkujtim të Luftës së Parë Botërore

Lojtarët e “Battlefield 1”, një video lojë skenarët e së cilës zhvillohen në Luftën e Parë Botërore, hynë në një armëpushim ditën e Hënë për përkujtim të 100 vjetori të Amnistisë e cila i dha fund luftës. Armëpushimi hyri në fuqi më 11 Nëntor në orën 11 të paradites. This is the 100 Year Anniversary of the End of WW1. ...

Read More »

Përditësoni shtojcën WooCommerce në WordPress ose rrezikoheni nga hakerët

Hulumtuesit kanë publikuar detaje të një problemi të rrezikshëm sigurie në shtojcën WooCommerce në WordPress ku hakerët mund të marrin nën kontroll një sajt të tërë. Katër milion përdoruesit e WooCommerce u lajmëruan menjëherë dhe u kërkua të përditësojnë shtojcën. Versionet 3.4.5 të shtojcës preken nga problemi i sigurisë. Ai është një zbulim i kompanisë RIPS Technologies dhe WooCommerce e ...

Read More »

Apple në tatëpjetë, analistët frikësohen nga kërkesë e ulët për iPhone

Aksionet e Apple ranë me 5% ditën e Hëne duke fshirë 40 miliardë dollarë nga vlera e gjigandit të teknologjisë. Rënia erdhi si rezultat i paralajmërimit të një prej furnizuesve kryesor të Apple se kërkesa për iPhone po ngadalësohet. Wall Street u trondit nga lajmi dhe aksionet e shumicës së sektorëve ranë të Hënën. Amazon ra me 4%, Alphabet Google ...

Read More »

Tastiera virtuale e Google në Android bëhet më inteligjente

Përdoruesit e Gboard tashmë do të kenë në duart e tyre një tastierë më inteligjente. Google tha se me përditësimin e ri i cili do të jetë i disponueshëm në ditët në vijim, tastiera do të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për tu rekomanduar dërgimin e imazheve GIF, emoji dhe stickers sipas kontekstit të bisedës. Funksionet do të jenë të disponueshëm vetën ...

Read More »

Surface Go LTE del në shitje në fund të muajit duke filluar nga 679 dollarë

Microsoft do të shesë një version LTE të tabletit 10-inç Surface Go në fund të muajit. Porositë janë hapur nga dita e sotme ndërsa shitjet pas datës 21 dhe 22 Nëntor. Tableti LTE kushton 679 dollarë dhe përmban 128GB memorie të brendshme, 8GB RAM dhe procesorin Pentium 4415Y me frekuencë 1.6Ghz dhe 2 bërthama me katër procese. Kushton rreth 130 ...

Read More »

Edhe Galaxy S8 dhe Note 8 do të përfitojnë nga pamja e re e Android-it lançuar nga Samsung

Kur Samsung prezantoi pamjen e re më të pastër të Android-it të ri, fillimisht premtoi përditësimin vetëm për Galaxy S9 dhe Note 9. Por nëse keni një telefon me të vjetër? Sipas Android Authority, One UI do të jetë i disponueshëm edhe për flagshipët e 2018-ës Galaxy S8 dhe Note 8. Megjithatë nuk dihet se kur përditësimi do të jetë ...

Read More »

Zbulon një problem i cili lejonte shkarkimin pa pagesë të lojërave, Steam shpërblen hulumtuesin e sigurisë

Një burrë fitoi 20,000 dollarë sepse zbuloi një problem në dyqanin e video lojërave Steam i cili lejonte përdoruesit të shkarkonin falas çfarëdo loje. Hulumtuesi i sigurisë Artem Moskowsky zbuloi problemin tek portali i Steam përmes të cilës kushdo mund të përfitonte licencë falas. Miliona njerëz përdorin Steam për të blerë dhe shkarkuar lojëra në PC dhe Mac. Moskowsky vuri ...

Read More »

Intel prezanton modemin e ri 5G me shpejtësi deri në 6Gbps

Intel nuk ka në plan të lejojë Qualcomm të dominojë industrinë e 5G-së mobile. Kompania do të lançojë një modem të ri 5G, modelin XMM 8160 në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Ky modem premton shpejtësi deri në 6Gbps për telefonët, kompjuterët dhe internetin në shtëpi. Gjithashtu përfshin LTE dhe teknologjitë më të vjetra prandaj telefonët nuk kanë ...

Read More »

Ministri Francez: Bashkimi Evropian është pranë implementimit të taksës dixhitale

Ministra Francez i Financave Bruno Le Maire tha ditën e Hëne se plani i Bashkimit Evropian për të taksuar firmat e mëdha të internetit si Google dhe Facebook ishte pranë realizimit, pavarësisht se qeveritë e disa vendeve Evropian u shprehën kundër idesë. “Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje,” tha Le Maire për kanalin Francez Inter Radio. Ai tha se ishte ...

Read More »