Bitconnect, platforma e investimit e akuzuar si një skemë ponzi ndalon aktivitetin

screen-shot-2018-01-16-at-7-49-40-pm.png

Bitconnect, platforma e këmbimit të monedhave kriptografike e cila prej shumë analistësh dhe investitorësh shihej si një skemë ponzi, lajmëroi ditën e Marte mbylljen e operacioneve. Përmes një njoftimi në uebsajt, platforma tha se do të ndalonte aktivitetin si rezultat i presionit të lartë mediatik dhe sulmeve DDoS të vazhdueshme. Ndërsa platforma thotë se do të rimbursojë të gjitha investimet ...

Read More »

Ferrari do të sfidojë Teslan me një super makinë elektrike

Ferrari do të prodhojë një super makinë elektrike me të cilën do të konkurrojë Tesla-n tha shefi ekzekutiv i Fiat Chrysler Sergio Marchionne ditën e Marte. Ekzekutivi 65 vjeçar i cili drejton grupin e Fiat, u tha gazetarëve në shfaqjen ndërkombëtare të makinave në Amerikën e Veriut se atë që ka arritur Tesla mund ta arrijë kushdo në botën e ...

Read More »

5G-ja: Çfarë është? Çfarë sjell në telefonët tanë?

Disa kompani kanë nisur përgatitje për internetin celular të gjeneratës së re, 5G. Testimet janë realizuar dhe ZTE premtoi telefonin e parë 5G në 2019-ën. Tranzicioni drejt 5G-së premton telefonë inteligjentë më të shpejtë, internet më të shpejtë dhe teknologji të reja. Ja çfarë duhet të dini rreth 5G-së. Çfarë është 5G-ja? Ajo është gjenerata e pestë e rrjeteve celulare. ...

Read More »

Telefoni me dy ekrane ZTE Axon M po vjen në Evropë

E mbani mend telefonin revolucionar të ZTE, Axon M? Ai nuk ka qenë telefoni më i mirë i 2017-ës por ishte përpjekja më e rrezikshme e viteve të fundit mbase. Në një ceremoni në Kullën Olimpike në Pekin, ZTE tha se Axon M do të shitet në Kinë nga data 20 Janar dhe jo vetëm. Telefoni do të mbërrijë në ...

Read More »

Facebook premton thjeshtimin e aplikacionit Messenger

Ditën e Marte rrjeti social Facebook publikoi një listë prioritetesh për aplikacionin Messenger me një synim të vetëm: thjeshtimin e shërbimit. Në vitet e fundit kompania integroi një mori funksionalitetesh të reja në Messenger dhe sot, aplikacioni është një rrëmujë të vërtetë. “Prisni këtë vit një investim madhor drejt thjeshtimit të Messenger,” tha shefi i produktit David Marcus. Ai tha ...

Read More »

Apple MacBook Air mbush 10 vjeç

10 vite më parë Steve Jobs mori duartrokitje të shumta kur prezantoi një produkt të ri revolucionar. Një vit pasi i prezantoi botës iPhone, kompania solli një tjetër surprizë. 10 më pas dhe 7 gjenerata, dizajni i MacBook Air nuk ka ndryshuar shumë. Natyrisht ka pasur ndryshime dhe përmirësime përgjatë viteve por në tërësi është po ai MacBook. Modeli i ...

Read More »

OnePlus heton vjedhjen e kartave të kreditit të konsumatorëve në uebsajtin e saj

Prodhuesi Kinez i telefonëve Android OnePlus ka hapur një hetim pasi raportimeve se numrat e kartave të kreditit të përdorura nga konsumatorët në uebsajt janë vjedhur. Kompania aktualisht ka ndërprerë çdo blerje online përmes kartave të kreditit ndërsa vijon hetimin. Situata u bë shqetësuese kur një mesazh nga një konsumator në sajtin e suportit raportonte aktivitet të pazakontë me llogarinë ...

Read More »

Një startup Francez ndërton biçikleta me hidrogjen

Një startup Francez u bë kompania e parë e cila hap një fabrikë për prodhimin e biçikletave me hidrogjen. Pragma Industries, një kompani nga Biarritz Francë ndërton bateri elektrike për forcat ushtarake dhe deri tani ka shitur 60 biçikleta të tilla për komunat Saint Lo, Cherbourg, Chambery dhe Bayonne. Me një kosto prej 7,500 euro për biçikletë dhe 30,000 euro ...

Read More »

Mbi 350 mijë euro nga blerjet online

Mbi 350 mijë euro janë grumbulluar në vitin e kaluar nga pagesa e taksave të obliguara për dërgesat që qytetarët e Kosovës kanë porositur online në shtete të ndryshme të Europës dhe botës, thonë zyrtarë të Doganës së Kosovës. Me gjithë këtë vlerë, trendi i blerjeve online nga interneti nga qytetarët e Kosovës, thuhet të ketë shënuar rënie në krahasim ...

Read More »

Google Maps rikthehet në Kinë pas 8 vitesh

Google do të ri-lançojë shërbimin e hartave në Kinë pas 8 vitesh mungesë raportoi media financiare Nikkei të Hënën. Kompania ka ndërtuar një version ueb dhe iOS të Maps posaçërisht për Kinën. Kur përdoruesit përpiqen të përdorimin funksionet e navigimit të Google, automatikisht transferohen në një aplikacion nga AutoNavi. Kjo kompani hartash i përket gjigantit të internetit Alibaba. Lajmi erdhi ...

Read More »