24 November 2017
Home » Teknologji » BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re

Një prej telefonëve që ka tërhequr më së shumti vëmendjen e konsumatorit, ishte padyshim telefoni me tastierë fizike dhe sistem operativ Android i BlackBerry, KEYone.

Ky telefon erdhi për të mbushur hendekun që ekzistonte mes një telefoni me butona dhe një sistemi operativ modern.

Tashmë KEYone “Black Edition” ka mbërritur dhe sjell më shumë sesa ndërrimin e ngjyrës.

Në të vërtetë edicioni në ngjyrë të zezë dyfishon sasinë e memorie nga 32GB në 64GB si dhe rrit sasinë e memories RAM nga 3GB në 4GB.

Black Edition është më i shpejtë dhe ruan ende sharmin e modelit origjinal. Aktualisht ky është BlackBerry më i mirë që mund të blini nëse flasim për telefonët Android.

Andaj nëse vlerësoni tastierën fizike dhe përfitimet e mëdha të shkurtesave të aplikacioneve me një të shtypur butoni, atëherë KEYone është zgjidhja e duhur pa kompromentuar aspak ekranin.

Tastiera e KEYone sillet si një trackpad ndërsa telefoni ka edhe një buton të dedikuar i cili kryen më shumë funksione sesa butoni Bixby i Note 8-ës.

KEYone Black Edition doli në shitje në Kanada për 799 dollar. /PCWorld Albanian

The post BlackBerry KEYone Black Edition ofron më shumë sesa një ngjyrë të re appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Intel braktis BIOS në favor të UEFI në 2020-ën

Intel do të braktisë mbështetjen për sistemet BIOS në 2020-ën, një lëvizje e cila do ...