Home » Teknologji » Bjellorusia legalizon ICO-të dhe transaksionet e monedhave kriptografike

Bjellorusia legalizon ICO-të dhe transaksionet e monedhave kriptografike

Bjellorusia ka legalizuar transaksionet në kriptomonedha si pjesë e një iniciative në mbështetje të sektorit privat dhe tërheq së investitorëve të huaj duke liberalizuar stilin Sovjetik që ende mbizotëron në ekonominë e vendit.

Presidenti Aleksandër Lukashenko nënshkroi një dekret ditën e Enjte duke i hapur rrugë monedhave që po shkundin botën.

Bitcoin, monedha kriptografike më popullor në botë, humbi 1/3 e vlerës së saj javën e kaluar pasi goditi rekordin prej 20,000 dollarësh.

Ditën e shtune ra deri në 12,200 dollarë sipas CoinMarketCap.com ndërsa aktualisht këmbehet me 14,101 dollarë.

Ekonomia e ish republikës Sovjetike e gjendur mes Rusisë dhe Bashkimit Evropian, ende dominohet nga shteti dhe sipërmarrjet shtetërore burokrate dhe aspak efikase.

Ekonomia vendase mbahet nga paraja Ruse dhe subvencionet që ajo ofron. Por Lukashenko, një ish fermer i cili e quante dikur internetin një kosh mbeturinash, ka nisur një sërë reformash për të përmirësuar klimën e biznesit dhe ndaluar recensionin ekonomik përgjatë 2015-ës dhe 2016-ës.

Dekreti i nënshkruar synon të tërheqë sipërmarrësit e monedhave dixhitale të cilët po zhvendosin aktivitetet e tyre drejt vendeve që nuk i shohin si kërcënim.

Gjithashtu ai legalizon Ofertat Fillestare të Monedhave (ICO) dhe transaksionet në monedha kriptografike.

Sektori IT ka lulëzuar në Bjellorusi pavarësisht vështirësive ekonomike që po kalon vendi. /PCWorld Albanian

The post Bjellorusia legalizon ICO-të dhe transaksionet e monedhave kriptografike appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Facebook do tu japë prioritet lajmeve nga burime “të besueshme”

Facebook lajmëroi javën e kaluar do tu japë pritoritet burimeve të besueshme të lajmeve në ...