16 December 2017
Home » Teknologji » Bitcoin prek një tjetër vlerë rekord

Bitcoin prek një tjetër vlerë rekord

Bitcoin vijon të shkelë në territore të paeksploruara më parë duke arritur ditën e Ptem vlerën prej 3,500 dollarësh.

Në këto momente që shkruajmë artikullin sipas të dhënave të Coinbase, një bitcoin këmbehet me 3,537 dollar. Vetëm gjatë kësaj jave monedha është rritur me 24% ndërsa investitorët ndihen edhe më të sigurtë për të ardhmen e bitcoin.

Ditën e Marte blockchaini i bitcoin filloi adoptimin e një përditësimi softueri i quajtur Segregated Witness, ose SegWit.

Është një zgjidhje e zgjuar e cila rrit kapacitetet e transaksioneve. E hedhur si një ide vite më parë, kjo zgjidhje çoi në ndarjen e bitcoin më 1 Gusht në dy monedha: bitcoin dhe bitcoin cash. (http://bit.ly/2vLTOna)

Sa lart mund të shkojë bitcoin? Sipas Goldman Sachs pritet që vlera e bitcoin të prekë kufirin e 3,691 dollarëve ndërsa sipas akademikut të Harvardit dhe investitorit në bitcoin Denis Porta, monedha mund të prekë vlera prej 100,000 dollarësh në 2021. /PCWorld Albanian

The post Bitcoin prek një tjetër vlerë rekord appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Microsoft lançon versionin zyrtar të rivalit të Twitch, aplikacionin Mixer

Në Tetor Microsoft publikoi një version beta të aplikacionit të ridizajnuar Mixer në iOS dhe ...