Home » Teknologji » Bitcoin godet vlerën e 4,000 dollarëve

Bitcoin godet vlerën e 4,000 dollarëve

Para 24 orësh monedha virtuale Bitcoin këmbehej me 3,700 dollar. Ndërsa mëngjesin e ditës së sotme vlerësohej me 4,000 dollar.

Gjatë paradites monedha (http://bit.ly/2vz5GGu) goditi vlerën e 4,197 dollarëve përpara se të rikthehej në 3,967 dollar.

Dy javë më parë Bitcoin kaloi një moment të vështirë kur u nda në dy monedha: bitcoin dhe bitcoin cash. Ky i fundit tërhoqi shumë pak interes nga industria dhe investitorët.

Pak ditë më pas bitcoin finalizoi implementimin e SegWit, një modifikim i cili do të rriste kapacitetet e transaksioneve.

Pikërisht këto zhvillimet ndikuan në rritjen e besimin tek e ardhmja e Bitcoin. (http://bit.ly/2gNfcCd) Por çfarë do të ndodh më pas? Bitcoin mund të bjerë nesër në 2,000 dollar ose të shkojë në 5,000 dollar.

Kushdo që njeh sadopak industrinë e monedhave virtuale nuk do të çuditej sikur njëri prej rasteve të ndodhte. /PCWorld Albanian

The post Bitcoin godet vlerën e 4,000 dollarëve appeared first on PCWorld Albanian.


(ICT Media)

About Bruno Sholla

Check Also

Nga dita e sotme përdoruesit e Linkedin mund të ngarkojnë video

Linkedin përdoret gjerësisht si një mjetë rrjetëzimi për bizneset, por edhe si një opsion për ...